Memorandum Mirëkuptimi me Fondacionin Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij

15 Shkurt 2022
SHARE

Jemi të lumtur të ju njoftojmë se Fakulteti i Arkitekturës-Universiteti i Prishtinës ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Fondacionin Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij - #CHwBKosova . Qëllimi i kësaj marrëveshje është inkurajimi dhe forcimi i partneriteteve akademike, zgjerimi dhe përforcimi i programeve hulumtuese e profesionale për përfitim reciprok; dhe nxitje të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht në disiplinat e ruajtjes dhe zhvillimit të trashëgimisë kulturore.

Duke marrë parasysh ekspertizën e gjatë dhe përgjegjësinë e dy palëve në fushën e trashëgimisë kulturore dhe nevojat e shumëfishta të trashëgimisë kulturore në Kosovë, ky bashkëpunim do të mundësojë shkrirjen e kapaciteteve dhe resurseve të të dy palëve për të ofruar zgjidhje përmes qasjeve ndër-disiplinare dhe ndër-sektoriale.