Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në mes Fakultetit të Arkitekturës të UP-së dhe Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Lublanës

06 Dhjetor 2022
SHARE

Sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Lublanës, respektivisht fakulteteve të arkitekturës në të dyja universitetet.

Partneriteti i zyrtarizuar sot parasheh mobilitetin e studentëve, të stafit akademik dhe administrativ, shkëmbimin e publikimeve dhe informatave, organizimin e seminareve të përbashkët, punëtorive, ekspozitave apo konferencave, e të tjera forma të bashkëpunimit, me qellim të arritjes së objektivave të përbashkët.

Nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e bëri rektori i UP-së, prof. dr. Qerim Qerimi, i cili u shpreh i lumtur për arritjen e këtij partneriteti, teksa theksoi gatishmërinë e UP-së për zgjerim të këtij bashkëpunimi edhe me njësi të tjera akademike në kuadër të Universitetit të Lublanës.

Ndërkaq, dekani i Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Lubjanës, prof. dr. Matej Blenkush, theksoi se, përmes kësaj marrëveshjeje, po hapen rrugë të reja të lidhjeve të drejtpërdrejta ndërmjet Fakulteteve të Arkitekturës në mes dy institucioneve.

Nënshkrimin e memorandumit e përshëndeti edhe prof. dr. Violeta Nushi, dekane e Fakultetit të Arkitekturës, duke e vlerësuar këtë bashkëpunim si shumë të dobishëm për studentët dhe stafin e dy institucioneve.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe dy prodekanet e Fakultetit të Arkitekturës në UP, prof. asoc. Vlora Navakazi dhe prof. dr. Arta Basha-Jakupi.