Fakulteti i Arkitekturës i UP nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi me International Balkan University

26 Korrik 2025
SHARE

Më 4 korrik 2025, Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës ka nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me Fakultetin e Inxhinierisë të International Balkan University (IBU), me seli në Shkup, Maqedonia e Veriut. Kjo marrëveshje synon të nxisë dhe forcojë partneritetet akademike ndërmjet dy institucioneve përmes një sërë aktivitetesh bashkëpunuese në fushën e arkitekturës,, duke përfshirë:

  • Shkëmbimin e studentëve në nivelet përkatëse të studimeve;
  • Shkëmbimin e stafit akademik dhe administrativ;
  • Bashkëpunimin në organizimin e ligjëratave, studiove, punëtorive, ekspozitave dhe konferencave të përbashkëta;
  • Zhvillimin e programeve të përbashkëta arsimore dhe projekteve kërkimore;
  • Ngritjen e mekanizmave për transferim të kredive dhe njohje të ndërsjellë të arritjeve akademike.

Ky bashkëpunim ofron një mundësi të re për zgjerimin e përvojave ndërkombëtare për studentët dhe stafin e FA-UP, si dhe për thellimin e lidhjeve institucionale me universitete partnere në rajon.

 

Kjo marrëveshje në emër të Fakultetit të Arkitekturës është nënshkruar nga Dekanja Prof. Violeta Nushi, nën fasilitimin e Prodekanes për Bashkëpunime Ndërkombëtare dhe Cilësi, Prof. Asst. Flaka Xërxa Beqiri.

 

Fakulteti i Arkitekturës mbetet i përkushtuar në zhvillimin e partneriteteve akademike ndërkombëtare që fuqizojnë rolin e tij si një qendër e rëndësishme e arsimit dhe inovacionit në arkitekturë në Kosovë dhe më gjerë.