Prodekanët
Prodekanët bashkëpunojnë me Dekanen në ushtrimin e funksioneve akademike, menaxheriale dhe administrative të fakultetit dhe veprojnë në përputhje me autorizimet dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga Dekania. Në këtë kuadër, prodekanët kanë këto detyra dhe përgjegjësi:
- Të kontribuojnë në koordinimin e proceseve akademike, administrative dhe organizative të fakultetit, në bashkëpunim me dekanen dhe sipas fushëveprimittë caktuar. .
- Të sigurojnë zbatimin e vendimeve të Dekanes, të Këshillit të Fakultetit dhe të Senatit, brenda kompetencave të deleguara.
- Të kontribuojnë në zhvillimin, realizimin dhe monitorimin e programeve studimore, duke siguruar cilësinë e mësimdhënies dhe përputhshmërinë me standardet akademike dhe të akreditimit.
- Të marrin pjesë në planifikimin strategjik dhe vjetor të fakultetit, si dhe në hartimin e raporteve periodike dhe vjetore të punës.
- Të kontribuojnë në mbikëqyjen dhe koordinimin e aktiviteteve përkatëse akademike, shkencore, artistike, financiare ose të tjera, në varësi të fushës së deleguar (p.sh. mësimdhënie, çështje studentore, kërkim shkencor, sigurim cilësie, bashkëpunim ndërkombëtar, infrastrukturë, projekte).
- Të koordinojnë punën me departamentet, komisionet e studimeve dhe strukturat e tjera përkatëse të fakultetit, në funksion të realizimit të objektivave akademike dhe institucionale të deleguara.
- Të kontribuojnë në proceset e sigurimit të të dhënave të vazhdueshëme të cilësisë, përfshirë vlerësimet e brendshme dhe analizën e rezultateve të vlerësimeve nga studentët dhe stafi akademik.
- Të zëvendësojnë dekanen në ushtrimin e detyrave të saja, sipas rendit të përparësisë dhe autorizimit të dhënë, në rast mungese ose pamundësie të përkohshme.
- Të kryejnë edhe detyra të tjera që u caktohen nga Dekana, në përputhje me Statutin e Universitetit të Prishtinës dhe aktet nënligjore në fuqi.