Gjendja aktuale

Veprimtaria mësimore e Fakultetit të Arkitekturës realizohet në lokacionin me adresë Rr. Arkitekti Karl Gega, nr. 1, 10000 Prishtinë.

Ngastra ka sipërfaqe prej 73.90 ari dhe ka katër ndërtesa që janë në shërbim të procesit të mësimit dhe të aktiviteteve tjera përcjellëse. Ndërtesat që shfrytëzohen janë: ndërtesa kryesore, dekanati, modelariumi dhe amfiteatri. Në total këto ndërtesa kanë sipërfaqe prej 2,734.00 m2. Hapësirat studiuese për një student janë mesatarisht 6,84 m2.

FA ofron hapësira për zhvillim të mësimdhënies dhe mësimnxënies në të cilat përfshihen salla mësimi, klasë të pajisura me kompjuterë të dedikuar për lëndë të caktuara, pajisje laboratorike si: për teknologji informative, materialeve ndërtimore (në bashkëpunim me FIN) dhe i efiçiencës së energjisë. Po ashtu ofrohen hapësira në të cilat studentët kalojnë kohën për punë vetanake, si dhe kohën e tyre të lirë.

Kompleksi i fakultetit të arkitekturës përbëhet prej 3 ndërtesave ekzistuese kryesore:

  • Ndërtesa qëndrore- në të cilën gjenden klasët e mësimit, laboratoret, studiot, kabinetet si dhe hapësirat tjera përcjellëse
  • Modelariumi –hapësira shumëfunksionale për mësim, punë dhe aktivitete të tjera
  • Amfiteatri