Historiku i Fakultetit
Studimet e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës filluan si një nga katër (4) departamentet e Fakultetit Teknik, i themeluar në vitin 1961. Që nga viti 2019, Fakulteti i Arkitekturës funksionon si një nga katërmbëdhjetë (14) njësitë akademike të pavarura të Universitetit të Prishtinës. Në vijimësi, ai ka dhënë kontribut të çmuar në komunitetin akademik, duke u ofruar studentëve dhe alumnive hapësirë e kohë për reflektim mbi trashëgiminë e pasur të studimeve të arkitekturës. Sot, me krenari, Fakulteti shënon gjysmë shekulli formimi kuadrosh, arritjesh akademike dhe ndikimi domethënës të alumnive në fushën e arkitekturës, për mjedisin e urbanizuar, projektuar dhe të ndërtuar të vendit, rajonit dhe më gjerë.