THIRRJE PËR APLIKIM – SUMMER SCHOOL 2026

15 Qershor 2026
SHARE

Fakulteti i Arkitekturës hap thirrjen për aplikim për studentët e nivelit Master të marrin pjesë në Summer School 2026 me temën “Second-hand encounters with the Rilindja Press Palace”, e cila do të mbahet në Prishtinë nga 1 deri më 7 shtator 2026, në bashkëpunim me KU Leuven.
Shkolla verore do të trajtojë tema që ndërlidhen me memorien kolektive, trashëgiminë komunitare, transformimin urban dhe mënyrat se si qytetarët krijojnë marrëdhënie me hapësirat dhe objektet me rëndësi kulturore. Përmes rastit studimor të Pallatit të Shtypit “Rilindja”, pjesëmarrësit do të angazhohen në punë hulumtuese, vizatime, dokumentim dhe aktivitete në terren, në bashkëpunim me studentë dhe profesorë ndërkombëtarë.


Në kuadër të kësaj thirrjeje do të përzgjidhen 8 studentë. Përzgjedhja do të bëhet bazuar në origjinalitetin e letrës motivuese dhe në performancën akademike gjatë studimeve, me fokus të veçantë në lëndët që ndërlidhen me temën dhe objektivat e shkollës verore.


Studentët e interesuar duhet ta dërgojnë letrën motivuese në adresën elektronike [email protected], deri më së voni më 30 qershor 2026.


Studentët të cilët përfundojnë shkollën verore me sukses, do të marrin një çertifikatë të nënshkruar nga të dy institucionet.

 

Për më shumë informacione Summer School call UP