Fakulteti i Arkitekturës, UP njofton studentët, hulumtuesit e rinj dhe të interesuarit për hapjen e thirrjes për aplikim në Shkollën Verore Ndërsektoriale “Viadrinicum 2026”, e cila do të mbahet nga 16 deri më 30 gusht 2026 në Frankfurt (Oder), Gjermani dhe Słubice, Poloni.
Tema e këtij edicioni është: “Practicing Urban Junctures: Cooperative City and Its Social Bearings”, me fokus në qytetin si e mirë e përbashkët, praktikat e bashkëpunimit dhe zhvillimin e qasjeve më të drejta dhe gjithëpërfshirëse ndaj hapësirës urbane.
Programi përfshin:
• Ligjërata dhe diskutime ndërdisiplinore;
• Punëtori praktike dhe projekte ekipore;
• Takime me studiues, aktivistë dhe artistë ndërkombëtarë.
Mund të aplikojnë:
• Studentë;
• Kandidatë të doktoratës;
• Aktivistë të OJQ-ve;
• Artistë deri në moshën 35 vjeçare.
Aplikantët e suksesshëm mund të përfitojnë bursë udhëtimi, ndërsa akomodimi mbulohet nga organizatorët.
Afati për aplikim: 7 qershor 2026
Më shumë informata dhe formulari i aplikimit:
https://viadrinicum.blog/
Shkolla Verore Viadrinicum 2026 organizohet nga European University Viadrina në bashkëpunim me Centre for East European and International Studies (ZOiS, Berlin) dhe me mbështetjen financiare të Eberhard-Schöck-Stiftung.