Të dashur studentë,
Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës, në bashkëpunim me Tertini Method, ju fton të bëheni pjesë e punëtorisë dyditore: “Nga Aftësia në të Ardhura: Si të Strukturosh Idetë dhe t’i Kthesh në Vlerë që Shitet”. Një program praktik që synon t’ju ndihmojë të identifikoni aftësitë tuaja dhe t’i transformoni ato në mundësi konkrete për gjenerim të të ardhurave.