NJOFTIM

12 Mars 2026
SHARE

Në bazë të vendimin e Këshillit të Fakultetit të Arkitekturës me nr. prot. 918/1, të datës 12.03.2026, iniciohet procedura për avancimin e një pozite të personelit të rregullt akademik, për grupin e lëndëve si më poshtë:

Pozita I – Grupi i lëndëve:

·         Historia e Arkitekturës  - Antika (BSc / Obligative)

·         Arkitektura Moderne dhe Trendet Bashkëkohore (BSc / Obligative)

·         STUDIO - Trashëgimia Moderne (MSc / Obligative)

·         Regjionalizmi në Arkitekturë (BSc / Zgjedhore)

·         Interpolimi në Arkitekturë (MSc / Zgjedhore)

·         Arkitektura Bashkëkohore dhe Energjia (MSc / Zgjedhore)

Ftohet mësimdhënësja që deri më 15.03.2026, ora 23:59, të dorëzoj dokumentacionin e përgjithshëm si dhe gjithë dokumentacionin mbështetës që plotëson kërkesat e përcaktuara sipas Rregullores për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, avancimin dhe rizgjedhjen e personelit akademik në Universitetin e Prishtinës, me nr. prot. 1/282, 03.06.2025, në zyrën e sekretares dhe përmes e-mailit [email protected].