Regjistrimi i lëndëve obligative dhe zgjedhore – semestri veror 2025/26

18 Shkurt 2026
SHARE

Njoftohen studentët e nivelit Bachelor dhe Master në Fakultetin e Arkitekturës se regjistrimi i lëndëve obligative dhe zgjedhore për semestrin veror të vitit akademik 2025/26 do të bëhet nga 19.02.2026 deri më 28.02.2026.

Afati për regjistrimin e lëndëve në SEMS është i lidhur me procesin e regjistrimit të semestrit veror 2025/26, i cili përfundon më 27.02.2026.