Thirrje për aplikim – Dessau Summer School of Architecture (DESS ARC) 2026

18 Shkurt 2026
SHARE

Fakulteti i Arkitekturës informon studentët për hapjen e aplikimeve në programin ndërkombëtar Dessau Summer School of Architecture – DESS ARC 2026, organizuar nga Hochschule Anhalt – University of Applied Sciences, në Dessau, Gjermani. Programi zhvillohet në periudhën 1 qershor – 10 korrik 2026, në kuadër të 100-vjetorit të Bauhaus Dessau, dhe ofron një eksperiencë intensive akademike që ndërthur projektimin arkitektonik, kërkimin, artin dhe ligjëratat bashkëkohore. DESS ARC 2026 trajton arkitekturën si praktikë sociale, kulturore dhe klimatike.
Programi vlerësohet me 12 ECTS dhe përfundon me prezantim final.

📅 Kohëzgjatja: 1 qershor – 10 korrik 2026
🗓 Afati i aplikimit: 10 mars 2026
💶 Kostoja e pjesëmarrjes: 1,050 € (përfshin tarifat akademike, akomodimin dhe ekskursionet)
🏠 Akomodimi: dhoma të mobiluara të përbashkëta për gjithë kohëzgjatjen e programit

Kontaktet:

Prof. Bilyana Asenova
📧 [email protected]

Chelsea Schedler (Program Coordinator)
📧 [email protected]

🌐 Uebfaqja zyrtare e programit: https://dessarc.de/

 

DessArc 2026 - Brief