NJOFTIM PËR STUDENTËT DHE TË POSA DIPLOMUARIT E FAKULTETIT TË ARKITEKTURËS

09 Shkurt 2026
SHARE

Fakulteti i Arkitekturës ka kënaqësinë të ju njoftojë për mundësinë e angazhimit në kuadër të Programit të Praktikës Profesionale, të lansuar nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, dhe të implementuar në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet UNDP-së dhe Fakultetit të Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës.


Ky program i praktikës profesionale është i hapur për studentët si dhe për të posa diplomuarit e Fakultetit të Arkitekturës, dhe synon të ofrojë përvojë të çmuar profesionale në fushën e industrive kreative, si dhe zhvillim të kapaciteteve praktike nën mentorim profesional.


Praktika është me pagesë, me kohëzgjatje prej 4 muajsh, dhe me mundësi të punësimit të mëtejshëm.


Për detaje mbi programin, kriteret e aplikimit dhe afatet, ju ftojmë të vizitoni linkun zyrtar të UNDP Kosovo: https://shorturl.at/Mh1cF


Mos e humbni këtë mundësi të vlefshme për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë!