Të nderuar studentë,
A dëshiron të shndërrosh pasionin tënd për promovimin e vendit tonë në një profesion të vërtetë?
A dëshiron të frymëzohesh dhe të pajisesh me njohuritë thelbësore mbi standardet e profesionit të guidës / udhërrëfyesit turistik në Kosovë?
Apliko për trajnimin tre-ditor falas, të hapur për të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës!
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë nga profesionistë të certifikuar dhe të zhvillojnë aftësi praktike në terren.
Detajet e trajnimit
- Datat: 29, 30 dhe 31 tetor 2025
- Koha: 13:00 – 17:00 (me pauzë dreke)
- Vendi: Qendra për Zhvillim të Karrierës – Universiteti i Prishtinës
- Adresa: Biblioteka Kombëtare e Kosovës " Pjetër Bogdani", Prishtinë, Kosovë
- Afati i aplikimit: 26 tetor 2025, ora 16:00
- Forma e aplikimit: Plotësoni formularin këtu
Çka përfitoni nga ky trajnim?
- Certifikatë pjesëmarrjeje të lëshuar nga GUIDEKS dhe trajnerët e certifikuar nga FEG
- Njohuri teorike dhe praktike nga profesionistë të fushës së udhërrëfimit turistik
- Përvojë në terren me trajnerë të certifikuar
- Mundësi rrjetëzimi dhe anëtarësimi në organizatën profesionale GUIDEKS
Rreth trajnimit
Ky trajnim organizohet nga Universiteti i Prishtinës – Divizioni për Zhvillim Akademik, Cilësi, Monitorim dhe Karrierë, në bashkëpunim me Asociacionin e Guidave Turistike të Kosovës (GUIDEKS).
Trajnimi udhëhiqet nga trajnerë të certifikuar nga Federata Evropiane e Asociacioneve të Udhërrëfyesve Turistikë (FEG) dhe profesionistë të fushës së turizmit dhe trashëgimisë kulturore.
GUIDEKS është organizata e parë profesionale në Kosovë që përfaqëson guidat turistike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Me më shumë se 150 anëtarë aktivë, ajo kontribuon në ngritjen e standardeve të profesionit dhe në promovimin e trashëgimisë kulturore e natyrore të vendit tonë.
TEMAT E TRAJNIMIT
Programi i trajnimit përfshin një kombinim të ligjëratave teorike dhe ushtrimeve praktike, të cilat synojnë të pajisin pjesëmarrësit me njohuri të plota rreth profesionit të udhërrëfyesit turistik. Temat që do të trajtohen janë:
- Hyrje në profesionin e udhërrëfimit turistik dhe objektivat e trajnimit
- Standardet e aplikueshme për profesionin e udhërrëfyesit turistik
- Arti i udhërrëfimit / komunikimit, teknikat e interpretimit dhe praktikat më të mira
- Itinerari turistik dhe planifikimi i turit për mysafirë
- Informata të përgjithshme për Kosovën dhe trashëgimia kulturore e saj
- Kosova në shekullin XX
- Udhërrëfimi dhe interpretimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore
- Turizmi i errët dhe aplikimi në Kosovë
- Blogerja kosovare me udhëtimet e saj në botë dhe përvoja si guidë kombëtare
- Ushtrime praktike në klasë dhe në terren
-
TRAJNERËT DHE LIGJËRUESIT
Ligjëratat do të mbahen nga profesionistë dhe trajnerë të certifikuar nga Federata Evropiane e Asociacioneve të Udhërrëfyesve Turistikë (FEG) dhe përfshijnë:
Gjuha e trajnimit
Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe, me mundësi për pjesëmarrësit që dëshirojnë të praktikojnë komunikimin edhe në gjuhën angleze.
Për informata shtesë
Për çdo pyetje apo paqartësi, ju lutem kontaktoni në adresën elektronike:
[email protected]
Mos e humb këtë mundësi unike për të filluar udhëtimin tënd profesional si udhërrëfyes turistik!
Apliko deri më 26 tetor 2025, ora 16:00: Kliko këtu për aplikim
Aktiviteti mbështete nga: GUIDEKS - Asociacioni i Guidave Turistike të Kosovës https://guideks.org dhe KFC Kosova https://kfckosova.com
Ju mirëpresim në trajnimet tona për t’ju dhënë njohuritë dhe rrjetëzimin që do t’ju nevojiten për të qenë pjesë e ndryshimit.
_______________________