Në këtë aktivitet ndërdisiplinor po marrin pjesë studentë nga Fakulteti i Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore (Departamentet e Gjeografisë dhe Ekologjisë – Shkencat Mjedisore) dhe Fakulteti Filozofik (Departamenti i Antropologjisë) të Univeristetit të Prishtinës; si dhe nga Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit të Universitetit të Prizrenit.
Ky hulumtim zhvillohet në kuadër të projektit Kosovo for Green – Circular Urban Development, aktivitieti “Laboratori për Zhvillim Urban dhe Reziliencë Klimatike”, një iniciativë e GIZ Kosova, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Prizrenit, i mbështetur nga Qeveria Gjermane dhe Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO).
Projekti synon të nxisë qasje të reja në planifikimin urban të ndjeshëm ndaj klimës, duke integruar ekspertizën akademike, hulumtimin ndërdisiplinor dhe përvojën në terren.
Aktiviteti, nga radhët e Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës po mentorohet nga Prof. Asst.Dr. Rron Beqiri, Prof. Asst. Dr. Ardita Byci Jakupi, Asst.Dr. Dasara Pula Hamza dhe MSc. Rina Brovina.
#UrbanLab #ClimateResilience #UPFA #ResilientCities #Sustainability #UrbanDesign #PublicSpaces #LlukacRiver





