OFFICIAL USE

15 Tetor 2025
SHARE

Ju përcjellim njoftimin nga OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (VoRAE), e cila po zbaton programin “Mbështetje plotësuese për studime akademike për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”.
Ky program synon të ofrojë mbështetje akademike për studentët e këtyre komuniteteve që ndjekin studimet në universitetet dhe kolegjet e Kosovës.

Në këtë kuadër, VoRAE fton institucionet arsimore të rekomandojnë studentë të viteve të larta (vitin e dytë apo të tretë), të cilët dallohen për rezultate të mira akademike, motivim dhe aftësi të mira komunikimi e bashkëpunimi, për rolin e Peer Mentorëve.

📌 Detyrat dhe përfitimet

  • Mbështetje për deri në 5 studentë

  • Takime mentorimi dy herë në muaj

  • Kompensim prej 46 euro për çdo seancë 90-minutëshe

📎 Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV

  • Letër motivimi

  • Pasqyrë notash dhe vërtetim nga fakulteti

  • Rekomandim nga fakulteti/universiteti

ℹ️ Informata shtesë: Studentët mund të jenë nga cilido komunitet, pa dallime.
🗓️ Afati për aplikim: deri më 23 tetor 2025
📧 Adresa e dërgimit: [email protected]
Subjekt i emailit: Aplikim për Peer Mentor
🔗 Linku i aplikimit

Ju lutemi që këtë mundësi ta përcillni tek studentët dhe ekipet akademike në njësitë tuaja përkatëse, me qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së tyre në këtë program të dobishëm për zhvillimin akademik dhe social të studentëve.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe përkushtimin tuaj të vazhdueshëm në mbështetje të studentëve.

Me respekt,