Fakulteti i Arkitekturës i Universitetit të Prishtinës, organizon ekspozitën e Studios së përbashkët të Dizajnit Urban në kuadër të projektit “Transform for Resilience: Civic Infrastructure in Mati - Prishtina”.

07 Tetor 2025
SHARE

Ekspozita paraqet punën e studentëve dhe stafit akademik nga vende të ndryshme (Karlsruhe Institute of Technology, Odessa State Academy of Civil Engineering and Architecture), ku përmes projekteve ndërdisiplinore adresojnë sfidat e lagjes Mat – nga hapësirat publike e të gjelbra, tek mobiliteti i qëndrueshëm dhe vizioni për një qytet më rezilient.

Ky bashkëpunim ndërkombëtar i mentoruar nga Prof.Ast.Dr. Ardita Byci Jakupi, Prof.Ast.Dr. Rron Beqiri, Ast.Dr. Dasara Pula Hamza dhe Ast. MSc. Rina Brovina, sjell ide të reja dhe kreative, duke i dhënë një perspektivë globale zgjidhjes së problemeve lokale.

Datë : 09.10.2025), ora 10.00. Modelarium.

Posteri_ Expo_Transform or resilience