Njoftim

12 Shtator 2025
SHARE

Fakulteti i Arkitekturës mirëpret studentët e rinj në fillimin e vitit të ri akademik 2025/2026.

Pritja solemne do të zhvillohet në sallën e Amfiteatrit, më datë 15.09.2025 me fillim nga ora 10:00.

Ky aktivitet shënon hapjen e rrugëtimit akademik të studentëve të rinj dhe përbën një mundësi për t’u njohur me kolegët, stafin akademik dhe administrativ si dhe mjedisin universitar.


Ju urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese!