Në emër të stafit të Fakultetit të Arkitekturës me kënaqësi ju ftojmë në hapjen e Ekspozitës Vjetore të Fakultetit të Arkitekturës 2025, ku do të prezantohen punimet më të dalluara të studentëve përgjatë vitit akademik 2024–2025.
Ky aktivitet synon të reflektojë përkushtimin e mësimdhënësve tanë si dhe krijimtarinë dhe zhvillimin profesional të studentëve, duke sjellë një panoramë të gjerë të ideve dhe vizioneve që formësojnë të ardhmen e arkitekturës.
Ekspozita përfaqëson një moment të rëndësishëm për studentët, mësimdhënësit dhe publikun e gjerë!
Kalendari: 15 shtator 2025, 11:00 (pas pritjes solemne të studentëve të ri)
Vendi: Kati I-rë, Fakulteti i Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi krijues dhe akademik që eksploron punët që dëshmojnë talentin dhe energjinë e brezit të ri të arkitektëve.
E ardhmja e arkitekturës është në duart e studentëve tanë!