Provimi pranues për kandidatët e paraqitur për studime bachelor, sipas konkursit plotësues për plotësimin e vendeve të lira në vitin akademik 2025/2026 (nr. prot. 2/48, datë 03.09.2025), do të mbahet në ndërtesën e Fakultetit të Arkitekturës, Rr. Arkitekt Karl Gega, nr. 1, 10000 Prishtinë, më 12.09.2025, me fillim në ora 09:00, në sallën Amfiteatër.
Të gjithë kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin, pa të cilin nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.
Gjatë mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë.
Suksese për të gjithë kandidatët!