NJOFTIM

10 Shtator 2025
SHARE

Provimi pranues për kandidatët e paraqitur për studime master në Programin Studimor MSc Arkitekturë me specializime, si dhe në Efiçiencë e Energjisë, sipas konkursit plotësues për plotësimin e vendeve të lira nga konkursi për pranimin e studentëve në nivelin master në vitin akademik 2025/2026, me nr. prot. 2/47, do të mbahet në ndërtesën e Fakultetit të Arkitekturës, Rr. Arkitekt Karl Gega, nr. 1, 10000 Prishtinë, më 11.09.2025, me fillim në ora 09:00, në sallën Amfiteatër.


Të gjithë kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin, pa të cilin nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.


Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë!


Suksese për të gjithë!