Njoftim

17 Korrik 2026
SHARE

Rezultatet përfundimtare të testit të Provimit Pranues në Programet Master në Arkitekturë me Specializime, si dhe Master në Efiçiencë të Energjisë, në Fakultetin e Arkitekturës, në bazë të konkursit të shpallur me nr.prot: 2/1, datë 29.06.2026, për vitin akademik 2026/27, i gjeni të bashkëngjitura këtu

 

Informacionet shtesë

Shënim 1:Kategoria e kandidatëve me statusin "ME KUSHT" përfshin studentët të cilët kanë përfunduar të gjitha provimet e studimeve paraprake, por ende nuk kanë përfunduar mbrojtjen e temës së diplomës. Ky kusht është përcaktuar në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Prishtinës, të mbajtur më 30.06.2026, pas shqyrtimit të kërkesës së studentëve lidhur me mundësinë e aplikimit në konkursin për regjistrim në studimet Master për vitin akademik 2026/2027. Sipas vendimit të Senatit, kësaj kategorie studentësh u është lejuar aplikimi në konkurs, me kusht që gjatë aplikimit të kenë dorëzuar dëshmi se kanë përfunduar të gjitha provimet dhe se u është miratuar tema e diplomës. Kandidatët që rezultojnë të pranuar janë të obliguar ta përfundojnë diplomimin dhe të dorëzojnë dëshminë përkatëse më së voni deri më 2 shtator 2026.

Rezultati përfundimtar i provimit pranues shpallet më 3 shtator 2026.

------------------------------

Shenim 2:

Rezultatet e publikuara në vegëzen e sipërshenuar, përbëjnë rezultatet përfundimtare të testit të provimit pranues. Çdo informacion ose njoftim tjetër i shpërndarë jashtë kanaleve zyrtare të Fakultetit, nuk konsiderohet zyrtar dhe nuk prodhon efekte në procesin e pranimit. Fakulteti nuk mban përgjegjësi për informacione të shpërndara nga palë të treta.