e ftesë të Drejtoreshës së Qendrës për Inovacion, Laborator dhe Teknologji (QILT), Prof. Dr. Arta Jakupi, në Fakultetin e Arkitekturës u zhvillua një takim pune ndërmjet Dekanes së Fakultetit të Arkitekturës, Prof. Dr. Violeta Nushi, Drejtoreshës së QILT-it, Prof. Dr. Arta Jakupi, dhe Kryetares së Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës, znj. Mimoza Haxhija Jedrashi, e cila njëherazi është edhe anëtare e Bordit të QILT-it.
Takimi u organizua me rastin e zgjedhjes së znj. Haxhija Jedrashi në pozitën e Kryetares së OARK-ut, me ç'rast përfaqësueset e Fakultetit e uruan për detyrën e re dhe i dëshiruan suksese në udhëheqjen e institucionit më të lartë profesional të arkitektëve në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Arkitekturës dhe Odes së Arkitektëve të Kosovës, duke u mbështetur në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar më herët ndërmjet dy institucioneve. Në fokus të bisedës ishin iniciativat e përbashkëta në fushën e arsimit, zhvillimit profesional, kërkimit shkencor, organizimit të aktiviteteve akademike e profesionale, si dhe angazhimit të studentëve dhe të komunitetit profesional në projekte me interes të përbashkët.
Një vlerë e veçantë e këtij bashkëpunimi është fakti se znj. Mimoza Haxhija Jedrashi është alumne e Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës. Fakulteti shprehu krenarinë që një nga ish-studentet e tij udhëheq sot Odën e Arkitektëve të Kosovës, duke e vlerësuar këtë si një dëshmi të cilësisë së brezave të diplomuar dhe të kontributit të tyre në zhvillimin e profesionit. Po ashtu, u theksua rëndësia e faktit që OARK drejtohet nga një arkitekte, duke përfaqësuar një shembull të rëndësishëm të lidershipit të grave në profesionin e arkitekturës.
Në përfundim të takimit, palët shprehën gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin institucional dhe për të konkretizuar aktivitetet e përbashkëta në funksion të avancimit të profesionit të arkitektit, zhvillimit të arsimit të lartë dhe forcimit të lidhjes ndërmjet akademisë dhe praktikës profesionale.
