Në kuadër të programit Prishtina International Summer University (PISU) 2026 do të organizohet një punëtori e fokusuar në identifikimin dhe analizën e vlerave të trashëgimisë së ndërtuar, e cila do të mbahet më 8–9 korrik, duke filluar nga ora 14:00, në Modelarium, Fakulteti i Arkitekturës.
Punëtoria do të udhëhiqet nga Assoc. Prof. Dr. Lana Kudumović nga Istanbul Technical University dhe Prof. Dr. Florina Jerliu nga Universiteti i Prishtinës. Gjatë punëtorisë do të trajtohen komponentët e trashëgimisë së ndërtuar, vlerat e saj materiale dhe jomateriale, si dhe do të zhvillohen aktivitete praktike dhe analiza të rasteve studimore nga kontekste të ndryshme të Prishtinës.
Studentët e interesuar për pjesëmarrje mund të aplikojnë deri më 02 korrik në adresën elektronike: [email protected].
Në subjektin e emailit duhet të shënohet: Aplikim për PISU_Emër Mbiemër Ju lutemi të keni parasysh se numri i pjesëmarrësve është i limituar.
Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje nga PISU.