THIRRJE PËR APLIKIM | Viadrinicum 2026 – Transsectoral Summer School

11 Qershor 2026
SHARE

Fakulteti i Arkitekturës, UP njofton studentët, hulumtuesit e rinj dhe të interesuarit për hapjen e thirrjes për aplikim në Shkollën Verore Ndërsektoriale “Viadrinicum 2026”, e cila do të mbahet nga 16 deri më 30 gusht 2026 në Frankfurt (Oder), Gjermani dhe Słubice, Poloni.

🏙️ Tema e këtij edicioni është: “Practicing Urban Junctures: Cooperative City and Its Social Bearings”, me fokus në qytetin si e mirë e përbashkët, praktikat e bashkëpunimit dhe zhvillimin e qasjeve më të drejta dhe gjithëpërfshirëse ndaj hapësirës urbane.

Programi përfshin:

• Ligjërata dhe diskutime ndërdisiplinore;

• Punëtori praktike dhe projekte ekipore;

• Takime me studiues, aktivistë dhe artistë ndërkombëtarë.

👥 Mund të aplikojnë:

• Studentë;

• Kandidatë të doktoratës;

• Aktivistë të OJQ-ve;

• Artistë deri në moshën 35 vjeçare.

🎓 Aplikantët e suksesshëm mund të përfitojnë bursë udhëtimi, ndërsa akomodimi mbulohet nga organizatorët.

🗓️ Afati për aplikim: 7 qershor 2026

🔗 Më shumë informata dhe formulari i aplikimit:

https://viadrinicum.blog/

Shkolla Verore Viadrinicum 2026 organizohet nga European University Viadrina në bashkëpunim me Centre for East European and International Studies (ZOiS, Berlin) dhe me mbështetjen financiare të Eberhard-Schöck-Stiftung.