Prof.Ass.Dr. Ardita Byci Jakupi ishte pjesë e vizitës studimore në Massachusetts Institute of Technology- Leventhal Center for Advanced Urbanism, përmes projektit “Urban Data Kosovo”, projekt I organizuar nga Kosovo Architecture Foundation dhe mbështëtur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Ky projekt ka për qëllim avancimin e analizave hapësinore, të dhënave dhe kurrikulës së bazuar në GIS.
“Digital Urbanism” ishte fjalë kyçe e fushave tematike si : Banimi , Infrastruktura dhe Energjia.
Bashkëpunimi I mëtutjeshëm me MIT-në përmes punëtorive më studentë në të ardhmen e afërt, do të jenë premisa drejt avancimit të qasjes ndaj problemeve urbane dhe ndërtimit të modeleve adekuate përmes analizave hapësinore.

