Misioni dhe Qëllimi
Qëllimi kryesor i QILT-it është të jetë qendër udhëheqëse për inovacion, kërkim dhe teknologji në fushat e arkitekturës, dizajnit dhe planifikimit urban. Misioni i QILT-it përfshin avancimin e kërkimeve shkencore dhe inovative, nxitjen e bashkëpunimit ndërdisiplinor (brenda dhe jashtë universitetit), ofrimin e shërbimeve profesionale, kontributin në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit si dhe promovimin e ndërmarrësisë në komunitetin universitar dhe më gjerë. QILT vepron në fushat e hulumtimit shkencor, zhvillimit profesional, konsulencës dhe trajnimit, duke nxitur bashkëpunimin ndërinstitucional e ndërkombëtar në përputhje me misionin e Universitetit.
