Struktura Organizative
QILT është e inkorporuar në strukturën e Fakultetit të Arkitekturës dhe gëzon autonomi veprimi brenda kornizës ligjore. Organet drejtuese të Qendrës përfshijnë Këshillin e QILT-it – që përcakton strategjinë dhe mbikëqyr zbatimin e aktiviteteve, dhe Drejtorin e QILT-it – që udhëheq programet, menaxhon operacionet dhe burimet e qendrës. Për realizimin e detyrave të përditshme, QILT mbështetet edhe nga staf profesional dhe njësi hulumtuese laboratorike që veprojnë në fusha të specializuara. Qendra u themelua formalisht me vendim të Universitetit në korrik 2024, dhe realizimi i saj u mundësua falë një granti mbështetës nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, i cili financoi krijimin e infrastrukturës moderne laboratorike, pajisjeve (si printerë 3D, lazer-prerëse, pajisje VR/AR) dhe programet e para trajnuese.
Organet e Qendrës për Inovacion, Laborator dhe Teknologji (QILT) janë: