Orari i Mbrojtjeve të Temave të Diplomës
Orari i mbrojtjeve të temave të diplomës i Fakultetit të Arkitekturës përcakton organizimin kohor të mbajtjes së mbrojtjeve të temave të diplomës në përputhje me programet studimore përkatëse. Ai përfshin datat, orët, kandidatët, temat, si dhe hapësirat ku zhvillohen mbrojtjet. Orari hartohet, miratohet dhe publikohet në përputhje me Statutin e Universitetit të Prishtinës, RVV të Programeve studimore, rregulloret për studime dhe aktet e tjera në fuqi, me qëllim të sigurimit të transparencës, rregullsisë dhe vlerësimit të drejtë të punës përfundimtare të studentëve.