Orari i Konsultimeve
Orari i konsultimeve i Fakultetit të Arkitekturës, përcakton kohën e caktuar nga stafi akademik për konsultime me studentët. Ky orar shërben për ofrimin e mbështetjes akademike, sqarimin e përmbajtjeve mësimore, orientimin në lidhje me detyrat, projektet dhe provimet, si dhe për trajtimin e çështjeve të tjera që lidhen me progresin akademik të studentëve. Orari i konsultimeve hartohet, publikohet dhe zbatohet në përputhje me Statutin e Universitetit të Prishtinës dhe aktet përkatëse në fuqi, me qëllim të sigurimit të qasjes së rregullt dhe transparente të studentëve në stafin akademik.