Alumni të Fakultetit të Arkitekturës

Alumnit e Fakultetit të Arkitekturës janë ish-studentët që kanë përfunduar me sukses studimet në fakultetin përkatës të Universitetit të Prishtinës, në të gjitha nivelet e studimit. Ata përbëjnë një komunitet profesional dhe akademik që ruan lidhjen me fakultetin, kontribuon në zhvillimin e tij përmes shkëmbimit të përvojave, bashkëpunimit profesional, mentorimit, pjesëmarrjes në aktivitete akademike dhe mbështetjes së iniciativave institucionale, në përputhje me aktet dhe politikat e universitetit.