Personeli in Memoriam
Kjo faqe i kushtohet anëtarëve të personelit të Fakultetit të Arkitekturës që nuk janë më mes nesh, por që mbeten të pranishëm në kujtesën institucionale dhe në trashëgiminë akademike të Fakultetit. Me përkushtimin, dijen dhe punën e tyre, ata kanë kontribuar në formësimin e brezave të arkitektëve dhe në ndërtimin e identitetit akademik të FA-së. Kjo është një shenjë mirënjohjeje dhe respekti për gjurmën e pashlyeshme që kanë lënë në jetën akademike dhe profesionale të Fakultetit.