Sekretare e Fakultetit

Sekretare e Fakultetit (U.D.)

Sekretarja e Fakultetit (Ushtruese e Detyrës) është bartëse e funksioneve kryesore administrative dhe organizative të Fakultetit dhe vepron në përputhje me Statutin e Universitetit të Prishtinës, rregulloret në fuqi dhe udhëzimet e Dekanes.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Organizon, koordinon dhe mbikëqyr punën administrative të Fakultetit, duke siguruar funksionimin e rregullt dhe efikas të shërbimeve administrative.

  • Zbaton aktet normative, vendimet e organeve drejtuese të Fakultetit dhe Universitetit, si dhe siguron përputhshmërinë e veprimtarisë administrative me legjislacionin në fuqi.

  • Përgatit dhe administron dokumentacionin zyrtar të Fakultetit, përfshirë procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit të Fakultetit, korrespondencën zyrtare dhe arkivimin e dokumenteve.

  • Koordinon komunikimin administrativ ndërmjet Dekanes, të prodekanëve, personelit akademik dhe administrativ, si dhe njësive përkatëse të Universitetit.

  • Mbikëqyr menaxhimin e evidencave administrative, regjistrave zyrtarë dhe dokumentacionit të studentëve, në përputhje me rregulloret institucionale dhe standardet e mbrojtjes së të dhënave.

  • Koordinon proceset administrative që lidhen me planifikimin akademik, oraret, aktivitetet institucionale dhe mbështetjen administrative të veprimtarisë mësimore, shkencore dhe artistike.

  • Bashkëpunon me njësitë qendrore administrative të Universitetit të Prishtinës për çështje që lidhen me personelin, financat, protokollin dhe shërbimet e përgjithshme.

  • Kryen edhe detyra të tjera administrative dhe organizative që i caktohen nga Dekania, në përputhje me fushëveprimin e pozitës dhe aktet nënligjore në fuqi.