Misioni dhe Vizioni

Fakulteti i Arkitekturës (FA) si njësi akademike e Universitetit të Prishtinës është institucion publik i arsimit të lartë, i cili organizon dhe zhvillon studimet universitare, punën e lartë shkencore, profesionale dhe shoqërore. Në përputhje me nevojat e shoqërisë dhe ekonomisë së tregut, vendosë dhe mirëmban standarde të cilësisë në fushën e arkitekturës, duke përkrahur mobilitetin dhe zhvillimin e avansimeve akademike të personelit e të studentëve dhe duke iu bashkuar rrjetit të arsimit të lartë ndërkombëtar përmes rritjes së bashkëpunimit efikas dhe efiçient me parnerët dhe institucionet vendore e ndërkombëtare.

Misioni i FA-së, në kuadrin e misionit të Univeristetit të Prishtinës, bazohet në aspiratat e qytetarëve të vendit përmes sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, zhvillimin akademik, shkencor, krijimtari artistike, këshillime profesionale apo edhe disiplinave me interes kombëtar për Republikën e Kosovës në fushën e arkitekturës dhe ndërveprimit të saj me fusha të tjera të veprimtarive akademike, duke mundësuar shkëmbimin e programeve dhe mobilitetin e studentëve dhe personelit akademik në vazhdimësi, me qëllim të arritjes së nivelit ndërkombëtar dhe konkurrencës në ekonominë e tregut.

Vizioni i FA-së është të krijojë, zhvillojë e transmetojë njohuri përmes mësimdhënies dhe punës kërkimore-shkencore; të vlerësojë, vendosë dhe mirëmbajë standarde të cilësisë së lartë të arsimit dhe hulumtimit shkencor në fushën e arkitekturës; të ofrojë mundësi për të gjithë banorët e Kosovës dhe më gjërë, që të përfitojnë nga ky arsim i lartë gjatë gjithë jetës (life long learning) pa kufizime; të përkrahë dhe të zhvillojë mobilitetin dhe zhvillimin e avansimeve akademike të personelit e të studentëve në rrafshin ndërkombëtar; të jetë pjesë e rrjetit të arsimit të lartë ndërkombëtar përmes rritjes së bashkëpunimit me parnerët dhe institucionet vendore e ndërkombëtare; dhe t‘u shërbejë institucioneve dhe partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë me ekspertizë, kërkim shkencor, invencion dhe kreativitet pa kufizime.