Trupa këshillëdhënëse

Fjala Përshëndetëse e Dekanes

Prof. Dr. Violeta Nushi

Dekane e Fakultetit të Arkitekturës

 

Trupa Këshillëdhënëse përfaqëson një mekanizëm të rëndësishëm për forcimin e cilësisë akademike dhe relevancës profesionale të Fakultetit të Arkitekturës. Kontributi i anëtarëve të saj në zhvillimin e programeve të studimit, ndërlidhjen me tregun e punës dhe mbështetjen e iniciativave strategjike është thelbësor për avancimin institucional. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, Fakulteti synon harmonizimin e vazhdueshëm të misionit akademik me zhvillimet bashkëkohore profesionale. Fakulteti i Arkitekturës rikonfirmon mbështetjen e plotë institucionale për funksionimin dhe fuqizimin e Trupës Këshillëdhënëse si partner kyç në zhvillimin e tij afatgjatë.