"Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Fondacionin Shtatëmbëdhjetë, i cili ka vizion që qytetarët e të gjitha gjinive të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në mënyrë kuptimplotë dhe të lirë në komunitet dhe jetën publike përmes kulturës, edukimit dhe aktivizmit. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje priten aktivitete të cilat mbulojnë interesat e të dy palëve, në përfshirjen e studentëve, si dhe stafit akademik"