International Fair EXPOKOS 2023

23 Maj 2023
SHARE

Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” edhe këtë vit mori pjesë në panairin ndërkomëtar EXPOKOS, të mbajtur me 18 dhe 19 Maj 2023. Edicioni i këtij viti vazhdoi me mbulimin e fushës së Ndërtimit, Energjisë, si dhe sektorit të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Fakulteti u përfaqësua krahas institucioneve tjera akademike, kompanive të rëndësishme në fushën e ndërtimit, si dhe pavilioneve kombëtare nga vendet e ndryshme në regjion dhe më gjërë në Europë. 

Po ashtu, këtë vit EXPOKOS ka dhënë mundësinë e përfitimit të bursave për studentët e Fakultetit të Arkitekturës.