Italian Design Day 2023 - Dita e Dizajnit Italian 2023

14 Mars 2023
SHARE

 
Me rastin e Ditës së Dizajnit Italian 2023, Ambasada Italiane në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë një tryezë bashkëbisedimi me studentë nga Fakulteti i Arkitekturës, Fakulteti i Ndërtimtarisë, si dhe me përfaqësim të profesionistëve të këtyre lëmive. Në bashkëbisedim rreth temës së këtij viti - "Cilësia që ndriçon - Energjia e dizajnit për personat dhe mjedisin" - do të jetë prezente Matilde Cassani, arkitekte, dizajnere dhe profesoreshë në "Akademinë e Re të Arteve të Bukura" (NABA) në Milano, qyteti ku jeton dhe punon, si dhe “Architectural Association School” (AA School) në  Londër.

Ngjarja zhvillohet të enjten më 16 mars, me fillim në orën 16.00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.