Konkurs plotësues për nivelin Master programet Shkencor Arkitekture dhe MpEE, për vitin akademik 2021-2022

24 Tetor 2021
SHARE

Në vegëzën e mëposhtme paraqiten listat e aplikantëve nëpër salla për Fakultetin e Arkitekturës. Provimi pranues mbahet me 25.10.2021 duke filluar nga ora 9:00, ne Objektin e Fakultetit të Arkitekturës, Rr.Ark. Karl Gega, Nr.1, Prishtine

Vegëza (lista e studenteve)

Vërejtje:

1. Për pjesëmarrje në provim, kandidatët duhet me vete të posedojnë letërnjoftimin si dhe fletë konfirmimin e lëshuar nga shërbimi studentor me rastin e dorëzimit të dokumenteve.

2. Duhet të respektohen rregullat e IKSHPK-së, si në objekt ashtu edhe jashtë tij, si në vijim:

- të gjithë kandidatët në provim pranues janë të obliguar të pajisen me maskë mbrojtëse,

- të gjithë kandidatët në provim pranues janë të obliguar që të respektojnë ruajtjen e distancës 1.5 -2 m.

3. Nuk lejohet hyrja në provim me telefon mobil. Përdorimi i tyre rezulton me përjashtim nga provimi.

4. Nuk lejohet hyrja e personave të tjerë në objekt, përveç kandidateve të paraqitur për provimin pranues.