Njoftim për kandidatët që do të hyjnë në provimin pranues Master Shkencor Arkitekture dhe MpEE, për vitin akademik 2021-2022

07 Tetor 2021
SHARE

Në vegëzat e mëposhtme paraqiten listat e aplikantëve nëpër salla për Fakultetin e Arkitekturës. 

Provimi pranues mbahet në hapësirat e Fakultetit të Arkitekturës, rr. Arkitekti Karl Gega p.n., 10000 Prishtinë me datë, 08.10.2021 dhe fillon në ora 09:00

Vegëzat (listat nëpër salla):

Lista e kandidateve_provimi pranues MpEE_2021_22


Lista e kandidateve_provimi pranues_Master Shkencor, Arkitekture me specializime_2021_22

 

Vërejtje:

1. Për pjesëmarrje në provim, kandidatët duhet me vete të posedojnë letërnjoftimin si dhe fletë konfirmimin e lëshuar nga shërbimi studentor me rastin e dorëzimit të dokumenteve.

2. Duhet të respektohen rregullat e IKSHPK-së, si në objekt ashtu edhe jashtë tij, si në vijim:

- të gjithë kandidatët në provim pranues janë të obliguar të pajisen me maskë mbrojtëse,

- të gjithë kandidatët në provim pranues janë të obliguar që të respektojnë ruajtjen e distancës 1.5 -2 m.

3. Nuk lejohet hyrja në provim me telefon mobil. Përdorimi i tyre rezulton me përjashtim nga provimi.

4. Nuk lejohet hyrja e personave të tjerë në objekt, përveç kandidateve të paraqitur për provimin pranues.

5. Obligohen kandidatet qe paraprakisht ne vegëzën e bashkëlidhur me sipër, të jenë me saktësi të njoftuar për sallën dhe vendin ku do të i nënshtrohen provimit.