Njoftim për provimin pranues në Fakultetin e Arkitekturës

30 Gusht 2021
SHARE

Provimi Pranues i studenteve në vitin e parë të studimeve themelore-bachelor për vitin akademik 2021/2022 për Fakultetin e Arkitekturës mbahet me datë

31.08.2021 në orën 12:00 në objektin e Fakultetit Teknik (FT)

SHËNIM - Për shkak të pandemisë COVID-19 obligohën  të gjithë shfrytëzuesit e hapësirës së brendshme të FA-së dhe të FT-së të respektojnë masat e veçanta/ si:

• mbajtja e distancës gjatv tërë kohës së qëndrimit
• mbajtja e maskës mbrojtëse gjatë tërë kohës së qëndrimit

Shkarkoni këtu njoftimin në fomrë të skanuar.

 

Në vegëzën e mëposhtme paraqiten listat e aplikantëve nëpër salla për Fakultetin e Arkitekturës. Provimi pranues mbahet me 31.08.2021 duke filluar nga ora 12:00, ne Objektin e Fakulteteve Teknike.

Vegëza (listat nëpër salla)


Vërejtje:
1. Për pjesëmarrje në provim, kandidatët duhet me vete të posedojnë letërnjoftimin si dhe fletë konfirmimin e lëshuar nga shërbimi studentor me rastin e dorëzimit të dokumenteve.
2. Duhet të respektohen rregullat e IKSHPK-së, si në objekt ashtu edhe jashtë tij, si në vijim:
- të gjithë kandidatët në provim pranues janë të obliguar të pajisen me maskë mbrojtëse,
- të gjithë kandidatët në provim pranues janë të obliguar që të respektojnë ruajtjen e distancës 1.5 -2 m.
3. Nuk lejohet hyrja në provim me telefon mobil. Përdorimi i tyre rezulton me përjashtim nga provimi.
4. Nuk lejohet hyrja e personave të tjerë në objekt, përveç kandidateve të paraqitur për provimin pranues.
5. Obligohen kandidatet qe paraprakisht ne vegëzën e bashkëlidhur me sipër, të jenë me saktësi të njoftuar për sallën dhe vendin ku do të i nënshtrohen provimit.


Provimi pranues sipas konkursit, mbahet nga:
I – Matematika
II – Perceptimi i hapësirës
III – Vizatimi i lirë (sllajdi)