Marrëveshje Mirëkuptimit në mes të Fakultetit të Arkitekturës dhe Fondacionit Hajde

13 Maj 2025
SHARE

Me kënaqësi ju njoftojmë për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës dhe Fondacionit Hajde – një hap i rëndësishëm drejt ndërlidhjes së edukimit me artin bashkëkohor dhe angazhimin qytetar.

 

Ky bashkëpunim bazohet në qëllime të përbashkëta për të:

🎯 praktikuar programet akademike dhe ato kulturore,
🎯 ndarë resurset profesionale,
🎯 përfshirë studentët në projekte ndërdisiplinare,
🎯 organizuar aktivitete të përbashkëta si ekspozita, punëtori, seminare dhe rezidenca krijuese.

 Duke kombinuar misionin akademik dhe profesional të Fakultetit të Arkitekturës, UP dhe vizionin kulturor të Fondacionit Hajde, kjo marrëveshje synon të krijojë hapësira të reja për dialog, bashkëpunim dhe krijimtari në shërbim të një shoqërie më të hapur, të ndjeshme dhe të lidhur përmes artit dhe arkitekturës.

Marrëveshja u nënshkrua nga Prof. Violeta Nushi, Dekane e Fakultetit të Arkitekturës, dhe z. Adrian Berisha, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Hajde, në praninë e Prof. Asst. Flaka Xerxa Beqiri, Prodekane për Cilësi e Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe të Prof. Asoc. Florina Jerliu, në cilësinë e ndërmjetësueses së kësaj marrëveshjeje.