Prishtina International Summer University - OPEN CALL

20 Maj 2022
SHARE

Universiteti i Prishtinës - www.uni-pr.edu - ka kënaqësinë të shpall thirrjen e hapur për studentët e interesuar për të marrë pjesë në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës - PISU 2022, edicioni i 21-të. Kjo është një mundësi fantastike për të përfituar nga potenciali juaj dhe për të zgjeruar horizontin tuaj në 13 kurse ligjëruar nga ekspertë ndërkombëtarë.

Mos e humbisni mundësinë për t'u bërë pjesë e një komuniteti inovativ të të mësuarit që ju vlerëson si kontribues dhe bashkëndërtues në formësimin e kuptimeve të reja dhe identitetet kulturore.

I hapur për studentët ndërkombëtarë dhe vendor, PISU shërben si katalizator për takime akademike dhe kulturore, duke tërhequr akademikë dhe studentë ndërkombëtarë nëpër katër kontinente. Përveç studimit të një kursi që përputhet me interesat tuaja, do të shijoni ekskursione, programe kulturore dhe aktivitete jashtëkurrikulare për të eksploruar bukuritë e Kosovës.

Datat e organizimit: 12-22 July 2022

Venue: Universiteti i Prishtinës

Regjistrimi bëhet online: https://unvp.uni-pr.edu/

Eksploroni katalogun tonë të kurseve duke klikuar HERE

Tarifat e programit: programi aktualisht është falas për qytetarët e vendeve të Ballkanit (vendet jo anëtare të BE-së), ndërsa një tarifë prej 100 Euro, e cila përfshin - ushqim dhe akomodim -vlen për studentët e huaj. (Ju lutemi vini re se shpenzimet e udhëtimit nuk janë përfshirë). Për çdo pyetje të mëtejshme, ju lutemi na kontaktoni në [email protected] www.uni-pr.edu

FACEBOOKhttps://www.facebook.com/prishtinasummeruniversity