Vazhdim i afatit për regjistrimin e semestrave të vitit akademik 2021/2022

20 Prill 2022
SHARE

Njoftim -  Vazhdim i afatit për regjistrimin e semestrave të vitit akademik 2021/2022
 
Njoftoheni se afati për regjistrimin e semestrave të vitit akademik 2021/2022, do të jetë i hapur deri më 29.04.2022, ora 16:00.
 
Arsyetim: 
Parlamenti Studentor dhe këshillat e studentëve në njësi akademike kanë bërë kërkesë që ky afat të vazhdohet, për shkak se një numër i caktuar i studentëve të të gjitha niveleve të studimit, kryesisht që kanë punimin e diplomës deri në përfundim të studimeve, nuk i kanë kryer pagesat e semestrave.